Ozil – Real Madrid, u kry

Mesut Ozil ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Real Madrid.

Sport

31/03/2016 15:37

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil ka mohuar spekulimet rreth rikthimit në Real Madrid.

Reprezentuesi gjerman u largua nga Santiago Bernabeu për në Arsenal më 2013 duke u shndërruar në një prej futbollistëve kryesorë në Emirates Stadium.

Por, 27-vjeçari ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga klubi në të ardhmen e afërt.

“Mendoj vetëm për Arsenalin. Nuk ka asgjë të vërtetë në spekulimet në lidhje me rikthimin tim në Spanjë”, deklaroi Ozil për “Spox”, përcjell “Lajmi.net”.

Ozil është përmendur edhe si objektiv i Barcelonës.