Ozge Gurel flet për lidhjen me Serkan Çayoglu: Ne nuk jemi çifti i ëndrrave
Ozge ka folur për lidhjen e dashurisë.

ShowBiz
Aktorja Ozge Gurel ka folur së fundmi për marëdhënien e saj me aktorin turk Serkan Çayoglu.
Dy aktorët kanë luajtur bashkë në serialin “Stina e qershive” ku gjatë këtij seriali nisi dhe lidhja e tyre tashmë 6- vjecare.Edhe pse shihen si cifti perfekt Ozge ka treguar në një intervistë të fundit se ata ashtu si çdo çift kanë zënkat e tyre , transmeton lapsi. “Ne jemi të lumtur. Jemi të kënaqur që na shihni kështu dhe e vlerësojmë, por ne nuk jemi çifti i ëndrrave. Pavarësisht sesi na shohin jashtë, jemi ndryshe kur ndodhemi në shtëpi vetëm”- tha Ozge. E pyetur sesi e ruajnë lidhjen e tyre prej kaq vitesh, Ozge u shpreh se të dy ata i japin hapësirë njëri-tjetrit. “Mendoj që çdokush ka nevojë për hapësirën e tij në një lidhje. Vetëm kështu mund të jeni të lumtur të dy”-u shpreh aktorja.