OVL-UÇK nuk do të marrë pjesë në asnjë organizim të Qeverisë për Ditën e Çlirimit

Shoqatat e dala nga lufta, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve  nuk do të marrin pjesë në asnjë organizim të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për Ditën e Çlirimit. OVL-UÇK ka thënë se “këtë vendim e kemi marrë si shprehje të qëndrimit tonë…

Lajme

07/04/2025 15:23

Shoqatat e dala nga lufta, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve  nuk do të marrin pjesë në asnjë organizim të përbashkët me Qeverinë e Kosovës për Ditën e Çlirimit.

OVL-UÇK ka thënë se “këtë vendim e kemi marrë si shprehje të qëndrimit tonë të qartë kundër qasjes përbuzëse dhe mosrespektuese që kjo qeveri, e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti, ka treguar ndaj kategorive të dala nga lufta që nga ardhja e saj në pushtet”

“Ftesës për pjesëmarrje i themi JO. Respekti për sakrificën dhe kontributin për liri nuk shprehet me fjalë, por me vepra”, ka shkruar OVL-UÇK në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tyre i plotë: