OVL-UÇK i dërgon letra zyrtare diplomatëve të huaj për trajtimin në Dhomat e Specializuara

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se ka dërguar letra zyrtare një numri të madh diplomatësh ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së, lidhur me procesin në Dhomat e Specializuara në Hagë. Në reagimin për media, OVL-UÇK shpreh shqetësimin për trajtimin e bashkëluftëtarëve të tyre nga këto dhoma dhe kërkon drejtësi…

Lajme

23/05/2025 16:05

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se ka dërguar letra zyrtare një numri të madh diplomatësh ndërkombëtarë, përfshirë përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së, lidhur me procesin në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në reagimin për media, OVL-UÇK shpreh shqetësimin për trajtimin e bashkëluftëtarëve të tyre nga këto dhoma dhe kërkon drejtësi të barabartë dhe respekt në përputhje me vlerat evropiane dhe ndërkombëtare.

Mes personaliteteve që kanë marrë letrat janë Eliot Engel, ish-kongresmen i SHBA-së, Ritchie Torres, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kaja Kallas, përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, si dhe eurodeputetët Lukas Mandl dhe Thijs Reuten.

Në listën e plotë të pranuesve përfshihen edhe Agnes Callamard, sekretare e Përgjithshme e Amnesty International, Tirana Hassan, drejtoreshë e Human Rights Watch, Avokatja e Popullit të BE-së Teresa Anjinho, si dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

“Në këto letra, OVL UÇK ka shprehur shqetësimet tona për trajtimin e bashkëluftëtarëve tanë nga Dhomat e Specializuara, duke kërkuar drejtësi të barabartë dhe trajtim me respekt në përputhje me vlerat evropiane dhe ndërkombëtare”, deklaron OVL UÇK.