OVL e UÇK-së: Kërkimfalja e Bashës nuk mjafton, të shkarkohet
Organizata e veteranëve të luftës, përmes një komunikate për media, ka reaguar ndaj kërkimfaljes së kryetarit të Kuvendit Dimal Basha. “Qëndrimet e shprehura në punimin e tij shkencor të vitit 2012, ku është cenuar lufta jonë çlirimtare dhe UÇK-ja, bien ndesh me betimin kushtetues që ai ka dhënë si deputet dhe Kryetar i Kuvendit,…

Lajme
Organizata e veteranëve të luftës, përmes një komunikate për media, ka reaguar ndaj kërkimfaljes së kryetarit të Kuvendit Dimal Basha.
“Qëndrimet e shprehura në punimin e tij shkencor të vitit 2012, ku është cenuar lufta jonë çlirimtare dhe UÇK-ja, bien ndesh me betimin kushtetues që ai ka dhënë si deputet dhe Kryetar i Kuvendit, si dhe me respektin ndaj themeleve të shtetit tonë, të ngritura mbi sakrificën e Dëshmorëve dhe Luftëtarëve të lirisë” – thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së, ku kërkohet shkarkimi i Dimal Bashës.
“Për këtë arsye, qëndrimi ynë mbetet i qartë: Dimal Basha duhet të shkarkohet menjëherë nga posti i Kryetarit të Kuvendit”, thuhet në reagim.
Po ashtu thuhet se janë në pritje të iniciativës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilëve tashmë u kanë drejtuar një kërkesë zyrtare për këtë çështje.