Osvaldo: Pirlo dhe Totti duhet të transferohen te Boca Juniors

Sulmuesi i Boca Juniors, Pablo Osvaldo është duke shpresuar që ish-dy bashkëlojtarët e tij, Andrea Pirlo dhe Francesco Totti do të transferohen te skuadra argjentinase.

Sport

07/04/2015 11:02

Osvaldo ka qenë i jashtëzakonshëm te Boca që nga transferimi nga Interi gjatë janarit. Ai i ka ftuar te kjo skuadër edhe dyshen Pirlo dhe Totti.

“Unë do dëshiroja që me mua te Boca Juniors të bashkohen edhe Pirlo e Totti”, tha Osvaldo për Corriere dello Sport.

“Unë kam luajtur me shumë lojtar të shkëlqyer gjatë karrierës sime dhe shumë nga ata janë shokët e mi”.

“Nuk dua t’i bëj padrejtësi ndonjërit, por nëse do kisha zgjedhur vetëm dy lojtarë, atëherë ata do të ishin Pirlo dhe Totti”, përfundoi Osvaldo.