Osvaldo në Boca Juniors
Inter ka arritur marrëveshje me Boca Juniorsin për transferimin e sulmuesit Pablo Osvaldo në klubin argjentinas.
Sport
Pablo Daniel Osvaldo ka gjetur një skuadër të re. Sulmuesi i suspenduar nga Inter do të transferohet në Boca Juniors, ka njoftuar Gianluca di Marzio nga “Sky Sport”.
Nerazzurrët kanë arritur marrëveshje me klubin argjentinas për transferimin e sulmuesit në Argjentinë, duke e përfunduar para kohës periudhën e huazimit të tij nga Southampton.
Tani, Osvaldo duhet të arrijë marrëveshje personale me Boca Juniorsin para se të niset për në Argjentinë për të finalizuar detajet e fundit të kontratës me gjigantin nga Amerika e Jugut.