Osvaldo bëhet Juventin
Pablo Daniel Osvaldo është futbollist i ri i Juventusit. Ende jo zyrtarisht, mirëpo marrëveshja do të konfirmohet së shpejti, ka njoftuar Sky Sport. Southampton ka pranuar ofertën e kampionit të Italisë për transferimin e sulmuesit italo-argjentinas, në formë huazimi me mundësi të blerjes gjatë afatit kalimtar të verës. Osvaldo së fundmi u suspendua për dy…
Sport
Pablo Daniel Osvaldo është futbollist i ri i Juventusit. Ende jo zyrtarisht, mirëpo marrëveshja do të konfirmohet së shpejti, ka njoftuar Sky Sport.
Southampton ka pranuar ofertën e kampionit të Italisë për transferimin e sulmuesit italo-argjentinas, në formë huazimi me mundësi të blerjes gjatë afatit kalimtar të verës.
Osvaldo së fundmi u suspendua për dy javë nga Southampton pas një kacafytjeje me një bashkëlojtar në stërvite dhe kjo i hapi dyert për mundësinë e largimit të tij nga klubi.
Osvaldo do të rikthehet në Serie A ku luajti me Romën, para kalimit në Southampton në fillim të këtij sezoni.
Juventus do të ketë të drejtën të blejë Osvaldon gjatë verës për 20 milionë euro.