Presidentja Osmani zbulon nëse do takohet me Vuçiq-in në Tiranë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani konfirmoi se nuk do të ketë një takim me homologun serb, Aleksandër Vuçiq gjatë punimeve të Samitit të Komunitetit Politik në Tiranë. Osmani u shpreh para mediave se synon që në këtë samit të flasë me liderët e BE për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës si dhe njohjen…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani konfirmoi se nuk do të ketë një takim me homologun serb, Aleksandër Vuçiq gjatë punimeve të Samitit të Komunitetit Politik në Tiranë.
Osmani u shpreh para mediave se synon që në këtë samit të flasë me liderët e BE për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës si dhe njohjen e saj nga vendet që ende nuk e kanë bërë.
“Nuk ka takim samit me Vuçiq në këtë samit. Takimet dypalëshe zhvillohen në Bruksel. Ne synojmë të takohemi me ata liderë që t’i bindim të heqin masat e padrejta ndaj Kosovës. Ky samit që mbahet në Tiranë i jep një zë dhe më të fuqishëm rajonit tonë. Edhe që të flasim për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës. Siç e përmenda edhe për njohjen nga vendet që nuk e kanë njohur”,tha Osmani.
Ajo theksoi se “Të gjitha kërkesat e BE ne i kemi plotësuar dhe kemi një vit që presim përgjigje. Nuk e kemi krijuar ne situatën në veri, dhe i kemi ndërmarrë masat e kërkuara”, tha Osmani.