Osmani: Vendimi për Haradinajn i pakuptimtë, si vazhdimi i dialogut me Serbinë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se vendimi për Haradinaj sot nga gjykata franceze është e pakuptimtë.

Lajme
Ajo ka thënë se edhe vazhdimi i dialogut me Serbinë është I pakuptimit përderisa, Serbia nuk tërheq të gjitha fletë-arrestet ndaj qytetarëve të Kosovës e ish-ushtarëve të UÇK-së.
“Vendimi për Haradnaj është i pa kuptimtë, siç është edhe vazhdimi i dialogut me Serbinë pa u hequr të gjitha fletë arrestimet ndaj qytetarëve të Kosovës, duke përfshirë edhe ish-ushtarë të UÇK-së”, ka thënë Osmani, përcjell lajmi.net.
Sot gjykata në Colomar të Francës ka shtyrë marrjen e vendimit për Ramush Haradinaj deri më 6 prill./ Lajmi.net/