Osmani tregon se si qëndron tani raporti i saj me Kurtin

Presidentja Vjosa Osmani, shpesh herë është komentuar në lidhje me raportin të cilin ka me kryeministrin Albin Kurti dhe qeverinë që ai drejton në përgjithësi.

Lajme

10/04/2022 20:22

Së fundi në pyetjet e shumta të parashtruara nga qytetarët përmes rrjetit social Instagram, Osmani është përgjigjur edhe lidhur me raportin që ka me Kurtin.

“Cilat janë raportet mes jush dhe kryeministrit. Të mira, shumë të mira, apo të shkëlqyeshme?”, u pyet presidentja Osmani.

“Të shkëlqyeshme deri më tani”, theksoi Osmani.

Ndryshe presidentja Osmani nuk hezitoi të flas edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se është aktive me rolin e saj në bashkëpunim me institucionet e Kosovës./Lajmi.net/

Osmani përgjigjet në pyetjet e qytetarëve: Të gjitha qëndrimet në dialog, koordinohen ndërmjet institucioneve