Osmani tha t’i ketë ndalur 20 ç’njohje, Arifi i kërkon “të publikoj çfarë prove, ose përndryshe rrenë e kulluar”

Analisti politik, Avni Arifi ka reaguar pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se ia ka kthyer 20 ç’njohje Kosovës. Ai ka thënë se për këtë, duhet të publikohet çfarëdo prove, ose sipas tij ndryshe është “rrenë e kulluar”. “Opinioni publik i Kosovës, përveç një qëndrimi formal të Presidentit të Ganës se “qëndrojnë në…

Lajme

11/01/2026 23:53

Analisti politik, Avni Arifi ka reaguar pasi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se ia ka kthyer 20 ç’njohje Kosovës.

Ai ka thënë se për këtë, duhet të publikohet çfarëdo prove, ose sipas tij ndryshe është “rrenë e kulluar”.

“Opinioni publik i Kosovës, përveç një qëndrimi formal të Presidentit të Ganës se “qëndrojnë në njohjen e Kosovës”, nuk ka asnjë informatë që ndonjë shtet e ka “rinjohur” Kosovën. Këtu s’ka kurgjë konfidenciale që nuk mund të publikohet. . Le t’i publikojë Presidentja notat apo njoftimet apo cfarëdo prove, përndryshe, kjo është rrenë e kulluar. Por nuk ka faj ky pushtet rrenën po e shet pa Nutella dhe fort po i shitet. Po jetojmě në kohë të marrëzisë”,  ka shtuar Arifi.

Postimi i Arifit:

Presidentja Osmani ka thënë se i ka kthyer 20 çnjohje të Kosovës. Nëse kjo është e vërtetë, është punë e jashtëzakonshme dhe meriton duartrokitje të jashtëzakonshme, por a janë kthyer me të vërtetë këto shtete?

Në politikën ndërkombëtare, një proces i tillë do të ishte i vërtetë vetëm nëse:

– shteti përkatës dërgon notë diplomatike Republikës së Kosovës, dhe e informon se qëndron si njohëse ose

– shteti përkatës vendos marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Opinioni publik i Kosovës, përveç një qëndrimi formal të Presidentit të Ganës se “qëndrojnë në njohjen e Kosovës”, nuk ka asnjë informatë që ndonjë shtet e ka “rinjohur” Kosovën.

Këtu s’ka kurgjë konfidenciale që nuk mund të publikohet. . Le t’i publikojë Presidentja notat apo njoftimet apo cfarëdo prove, përndryshe, kjo është rrenë e kulluar. Por nuk ka faj ky pushtet rrenën po e shet pa Nutella dhe fort po i shitet. Po jetojmě në kohë të marrëzisë