Osmani takon Presidentin Begaj: I urova për vitin tjetër më shumë afëri, bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt BE-së për dy shtetet tona

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim homologun e saj shqiptar, Presidentin Bajram Begaj. Ajo ka thënë se me Begajn kanë biseduar për bashkëpunimin e pandalshëm mes dy vendeve, dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës. “Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta,…

Lajme

10/12/2025 12:31

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim homologun e saj shqiptar, Presidentin Bajram Begaj.

Ajo ka thënë se me Begajn kanë biseduar për bashkëpunimin e pandalshëm mes dy vendeve, dhe nevojën që Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës.

“Në prag të festave të fundvitit, i përcolla urimet më të përzemërta, me dëshirën që viti që vjen të sjellë edhe më shumë afërsi, më shumë bashkëpunim dhe hapa të suksesshëm drejt Bashkimit Evropian për dy shtetet tona”, ka shkruar Osmani.

Sot, është dita e dytë që Begaj po qëndron në Kosovë. Ai dje është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën dhe atë të rahovecit, Smajl Latifn.

Begaj ende nuk është takuar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, gjatë kësaj vizite dy ditorëshe në Kosovë. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i saj në Facebook: