Osmani takon Këshillin e Atlantikut të Veriut: Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot takim me Këshillin e Atlantikut të Veriut. Osmani e ka quajtur këtë takim jashtëzakonisht të rëndësishëm në një moment vendimtar, shkruan lajmi.net. “Patëm një diskutim përmbajtësor rreth zhvillimeve në Kosovë e rajon dhe riafirmova përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe bashkëpunimit me NATO-n. Forcat e NATO-s…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur sot takim me Këshillin e Atlantikut të Veriut.
Osmani e ka quajtur këtë takim jashtëzakonisht të rëndësishëm në një moment vendimtar, shkruan lajmi.net.
“Patëm një diskutim përmbajtësor rreth zhvillimeve në Kosovë e rajon dhe riafirmova përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave euroatlantike dhe bashkëpunimit me NATO-n. Forcat e NATO-s kanë rol të rëndësishëm për sigurinë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin tonë, prandaj si partnere serioze e kredibile, Kosova do të vazhdojë të kontribuojë për paqen e stabilitetin afatgjatë”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: