Osmani takon kancelarin Merz në Tiranë: Gjermania ka qëndruar prej kohësh pranë Kosovës, si një mik, një partner dhe një aleat i palëkundur
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kancelarin gjerman Friedrich Merz në margjina të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. E para e vendit tonë në një postim në rrjetin X ka shkruar se pret thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet dy shteteve mike. “Gjermania ka qëndruar prej kohësh pranë Kosovës, si…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kancelarin gjerman Friedrich Merz në margjina të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
E para e vendit tonë në një postim në rrjetin X ka shkruar se pret thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet dy shteteve mike.
“Gjermania ka qëndruar prej kohësh pranë Kosovës, si një mik, një partner dhe një aleat i palëkundur. Ishte kënaqësi të takoja kancelarin Friedrich Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së. Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë ndërsa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, ka shkruar Osmani.
Germany has long stood by Kosovo, as a friend, a partner, and a steadfast ally.
It was a pleasure to meet @Bundeskanzler Merz in Tirana during the EPC Leaders’ Summit.
I look forward to working with the Chancellor to strengthen our partnership as we work together toward a… pic.twitter.com/t19RkcSo3j
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 17, 2025