Osmani takon homologen sllovene: Kosova është krenare për partneritetin mes dy shteteve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten sllovene, Natasa Pirc Musar. Takimi ka zënë vend në Zvicër, ku gjatë fundjavës që lëmë pas u mbajt Samiti për Paqen në Ukrainë. Dy homologet kanë biseduar për marrëdhëniet Kosovë-Slloveni, raporton Indeksonline. E lumtur pas takimit është shprehur presidentja Osmani. Në profilin e saj…

Lajme

20/06/2024 14:23

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten sllovene, Natasa Pirc Musar.

Takimi ka zënë vend në Zvicër, ku gjatë fundjavës që lëmë pas u mbajt Samiti për Paqen në Ukrainë.

Dy homologet kanë biseduar për marrëdhëniet Kosovë-Slloveni, raporton Indeksonline.

E lumtur pas takimit është shprehur presidentja Osmani.

Në profilin e saj në “X”, Osmani tha se: “Kosova është krenare për miqësinë afatgjate me Slloveninë”.

Postimi i plotë: