Osmani takon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, diskutojnë për zhvillimet aktuale
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë situatën e krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve, njoftoi Presidenca përmes një njoftimi në Facebook. “Presidentja…

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë situatën e krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet dy vendeve, njoftoi Presidenca përmes një njoftimi në Facebook.
“Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hargreaves theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha me interes të përbashkët, si mbrojtja, sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik”, thuhet në njoftim.
Vendi është zhytur në një ngërç politik pasi që Kuvendi nuk po bëhet, rrjedhimisht as qeveri të re nuk mund të ketë.
Seanca konstituive ka nisur më 15 prill dhe deri tash të gjitha përpjekjet kanë dështuar.
Tutje, sipas njoftimit, Osmani aty theksoi rëndësinë e thellimit të partneritetit strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar “veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si garanci për paqen dhe stabilitetin në vend dhe në rajon”.