Osmani takon Admiral Munsch: Marrëdhënia me KFOR-in, jetike për stabilitetin në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Admiral Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli. Në këtë takim, Osmani vlerësoi rolin e KFOR-it dhe angazhimin e vazhdueshëm për garantimin e paqes dhe sigurisë në vend, duke theksuar se bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë së…

Lajme

03/10/2025 18:57

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Admiral Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Në këtë takim, Osmani vlerësoi rolin e KFOR-it dhe angazhimin e vazhdueshëm për garantimin e paqes dhe sigurisë në vend, duke theksuar se bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë së Kosovës me KFOR-in mbetet jetik për stabilitetin.

Ajo përsëriti përkushtimin e Kosovës në rrugën euroatlantike, duke theksuar ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s dhe përmbushjen e zotimeve ndaj Aleancës.

Presidentja vuri në pah edhe sfidat e sigurisë në veri të vendit dhe kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia, duke nënvizuar rëndësinë e rolit të KFOR-it në parandalimin e eskalimeve.

Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e NATO-s dhe përcolli vendosmërinë e Kosovës për të qenë partner i besueshëm e aktiv i botës demokratike.