Osmani takohet me kryeministrin e Holandës: I kërkova mbështetje për finalizimin e procesit të heqjes së masave të padrejta të BE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Kopenhagë. Atje, Osmani ka zhvilluar takim me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, transmeton lajmi.net. “…kërkova mbështetjen e Holandës për finalizimin e procesit të heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë.”, ka shkruar Osmani në postimin e…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Kopenhagë.
Atje, Osmani ka zhvilluar takim me kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, transmeton lajmi.net.
“…kërkova mbështetjen e Holandës për finalizimin e procesit të heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë.”, ka shkruar Osmani në postimin e saj ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Në Kopenhagë, me Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, diskutuam për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Holandës, si dhe për thellimin e bashkëpunimit tonë ekonomik. 



Gjithashtu, kërkova mbështetjen e Holandës për finalizimin e procesit të heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë./lajmi.net/