Osmani: Sot ftohen liderët e partive për konsultim rreth datës së zgjedhjeve

Liderët e partive politike pritet të ftohen gjatë ditës së sotme në një takim konsultativ për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja, pas dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Këtë e bëri të ditur vetë Presidentja Osmani gjatë një konference për media, ku theksoi se konsultimi me partitë politike është obligim…

Lajme

06/03/2026 09:17

Liderët e partive politike pritet të ftohen gjatë ditës së sotme në një takim konsultativ për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja, pas dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Këtë e bëri të ditur vetë Presidentja Osmani gjatë një konference për media, ku theksoi se konsultimi me partitë politike është obligim ligjor para se të caktohet data e zgjedhjeve, raporton lajmi.net

“Menjëherë sot do të ftohen liderët e partive për datën e zgjedhjeve sepse siç e dini është obligim që të konsultohen paraprakisht, dhe është pasojë e nevojshme menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit dhe ët shpallen zgjedhjet e reja. Paraprakisht duhet një konsultim formal me partitë politike, dhe menjëherë pas kësaj do të caktohet data”, u shpreh Osmani./Lajmi.net/