Osmani shpreh ngushëllime për Kohler, ish-presidentin gjerman që njohu pavarësinë e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e ish-presidentit të Gjermanisë, Horst Kohler. Përmes një postimi në “X”, Osmani shprehi mirënjohje të thellë për Kohler, gjatë mandatit të së cilit Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës. “Ngushëllimet tona më të thella popullit gjerman për ndarjen nga jeta…

Lajme

01/02/2025 16:44

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekjen e ish-presidentit të Gjermanisë, Horst Kohler.

Përmes një postimi në “X”, Osmani shprehi mirënjohje të thellë për Kohler, gjatë mandatit të së cilit Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës.

“Ngushëllimet tona më të thella popullit gjerman për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Horst Köhler. Gjatë mandatit të tij, Gjermania njohu dhe mbështeti pavarësinë e Kosovës – një moment historik për kombin tonë. Ne mbetemi përjetësisht mirënjohës për mbështetjen e tij të palëkundur. Mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin gjerman në këtë kohë të vështirë”, u shpreh Osmani.