Osmani: Sakrifica e familjes Jashari është dritë udhërrëfyese për brezin tonë
Më 5 mars bëhen 22 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë.
Lajme
Me këtë rast, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari, duke thënë se është udhërrëfyes për brezin tonë e brezat që po vijnë.
“Në kujtim të përhershëm për të gjithë anëtarët e familjes Jashari që ranë për lirinë që ne e gëzojmë sot. Sakrifica e tyre është dritë udhërrëfyese për brezin tonë e brezat që vijnë pas nesh”, ka shkruar Osmani.
Theksojmë se Kuvendi i Kosovës, në orën 09:00 mbanë seancë për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Lajmi.net/