Osmani publikon pamje nga Samiti në Tiranë, përshëndetje të afërta me shumë liderë

Presidentja e vendit, Vjsoa Osmani po qëndron në Tiranë në mesin e shumë liderëve të Evropës, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian. Osmani tha se pjesëmarrja e gjashtë në këtë samit është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendosen…

Lajme

16/05/2025 13:25

Presidentja e vendit, Vjsoa Osmani po qëndron në Tiranë në mesin e shumë liderëve të Evropës, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Osmani tha se pjesëmarrja e gjashtë në këtë samit është dëshmi se zëri i Kosovës është i pranishëm, i domosdoshëm dhe kontribuues në platformat ku diskutohen sfidat e përbashkëta dhe vendosen në të ardhmen e kontinentit.

Osmani me këtë rast ka publikuar edhe disa fotografi nga përshëndetjet që pati me liderë të shumtë, në mesin e tyre edhe shefin e NATO-s./Lajmi.net/