Osmani pret në takim Komandantin e KFOR-it, Enrico Barduani, flasin për situatën aktuale të sigurisë në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, në kuadër të takimeve të rregullta për bashkëpunimin strategjik ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s. Presidentja Osmani në takim potencoi sfidat aktuale të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë tek siguria kufitare dhe domosdoshmëria për parandalim…

Lajme

19/05/2025 18:01

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, në kuadër të takimeve të rregullta për bashkëpunimin strategjik ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s.

Presidentja Osmani në takim potencoi sfidat aktuale të sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë tek siguria kufitare dhe domosdoshmëria për parandalim dhe shmangie të çdo përpjekjeje për destabilizim nga Serbia.

Teksa tutje Presidentja vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimit të ndërsjellë.

“Presidentja dhe Komandanti i KFOR-it riafirmuan përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm, në përputhje me mandatin e NATO-s dhe interesin e përbashkët për paqe dhe stabilitet në rajon”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/