Osmani pranon Çmimin e Evropës në Vjenë: Nder për Republikën e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”, në një ceremoni të mbajtur në Vjenë, Austri. Ceremonia u organizua nga lëvizja PanEuropa. Në fjalën e saj, Presidentja Osmani tha se ky çmim është një nderim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe një dëshmi e…

Lajme

12/05/2025 21:36

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Evropian “Coudenhove-Kalergi”, në një ceremoni të mbajtur në Vjenë, Austri.

Ceremonia u organizua nga lëvizja PanEuropa.

Në fjalën e saj, Presidentja Osmani tha se ky çmim është një nderim për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe një dëshmi e përkushtimit të vendit ndaj vlerave evropiane.

Ajo kujtoi se i njëjti çmim, dy dekada më parë, iu nda edhe Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

“Ky është një nderim për Republikën e Kosovës dhe një dëshmi se rruga jonë evropiane, e ndërtuar mbi vizionin e Presidentit Rugova për paqe, demokraci dhe partneritet transatlantik, vazhdon me vendosmëri,” u shpreh Osmani.

Më tej tha se “Për Kosovën që beson, që qëndron dhe që ecën përpara!”

Çmimi i Evropës i ndarë nga Fondacioni “Coudenhove-Kalergi” njihet si një nga vlerësimet më prestigjioze për promovimin e bashkimit evropian dhe vlerave demokratike në kontinent.