Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Republikës së Finlandës në Kosovë, znj. Eevamari Laaksonen. Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Presidentja Osmani e ka uruar ambasadoren për detyrën e re dhe ka shprehur bindjen se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet e…

Lajme

01/09/2025 16:18

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Republikës së Finlandës në Kosovë, znj. Eevamari Laaksonen.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Presidentja Osmani e ka uruar ambasadoren për detyrën e re dhe ka shprehur bindjen se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve do të thellohen edhe më tej.

“Presidentja Osmani e vlerësoi Finlandën si një partner të rëndësishëm të Kosovës, duke ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë rrugëtimit euroatlantik të vendit tonë. Në këtë frymë, Presidentja rikujtoi vizitën e saj zyrtare në Finlandë, të cilën e cilësoi si një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale dhe si dëshmi konkrete të miqësisë dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve, duke nënvizuar përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në komunikatën për media lëshuar nga Presidenca e Kosovës.

Sipas Presidencës, gjatë takimit u diskutua gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e mëtejmë të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. /Lajmi.net/