Osmani për takimin me liderët e partive: Është veç fillimi, duhet ta kenë primar interesin e vendit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike edhe pas datës 15 maj për të zhbllokuar situatën politike në vend. Ajo ka theksuar se secili lider duhet të vërë interesin shtetëror si prioritet, duke paralajmëruar se moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon funksionimin e institucioneve kushtetuese. “Ky…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se do të vazhdojë takimet me liderët e partive politike edhe pas datës 15 maj për të zhbllokuar situatën politike në vend.
Ajo ka theksuar se secili lider duhet të vërë interesin shtetëror si prioritet, duke paralajmëruar se moskonstituimi i Kuvendit po rrezikon funksionimin e institucioneve kushtetuese.
“Ky është vetëm fillimi i një serie takimesh. Ne do t’i vazhdojmë diskutimet, varësisht nga zhvillimet nesër, qoftë në formatin aktual, qoftë në formate të tjera, apo në takime një nga një me liderët e partive”, ka theksuar Osmani.
Ajo ka shtuar se po vepron në përmbushjen e rolit të saj kushtetues dhe shpreson se çdo lider do të angazhohet për interesin e shtetit.
“Moskonstituimi i Kuvendit e rrezikon funksionimin kushtetues të institucioneve, dhe kjo është arsyeja pse i kam ftuar liderët të angazhohen për të ecur përpara”, ka potencuar Osmani.