Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së premte bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Vrellë të Istogut. Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit tha se ky memorial është vend i kujtesës, por, siç thotë ajo, edhe themel i Kosovës dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë. “Në Ditën e Çlirimit të Istogut,…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së premte bëri homazhe në Kompleksin Memorial në Vrellë të Istogut.
Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit tha se ky memorial është vend i kujtesës, por, siç thotë ajo, edhe themel i Kosovës dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë.
“Në Ditën e Çlirimit të Istogut, u përkulëm me nderim para dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bijve e bijave më të denjë të kombit tonë, që u flijuan për lirinë që gëzojmë sot. Ky memorial në Vrellë të Istogut është vend kujtese, por edhe themel i shtetit tonë dhe simbol i sakrificës që nuk harrohet kurrë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve tanë!”, ka shkruar presidentja.