Osmani për masakrën e Mejës: Nënat të forta si guri por me dhimbje që përvëlon, gjaku i tyre dritë e përjetshme

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka takuar familjarët e të masakruarëve në Mejë. Ajo, përmes një shkrimi ka thënë se ka takuar nëna të forta si guri, por me dhimbje që pëvëlon, e baballarë me zemra të thyera por me qëndrim stoik. Osmani është shprehur se gjaku i tyre është dritë e përjetshme lirie. E plotë: Nënat…

Lajme

27/04/2026 16:03

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka takuar familjarët e të masakruarëve në Mejë. Ajo, përmes një shkrimi ka thënë se ka takuar nëna të forta si guri, por me dhimbje që pëvëlon, e baballarë me zemra të thyera por me qëndrim stoik.

Osmani është shprehur se gjaku i tyre është dritë e përjetshme lirie.

E plotë:

Nënat të forta si guri por me dhimbje që përvëlon, baballarët me zemra të thyera por me qëndrim stoik, motrat që jetojnë me dhimbjen e pafund të humbjes së vëllezërve, vëllezërit, nipërit dhe mbesat që e çojnë përpara amanetin e të rënëve.

Kjo është Meja! Kryeqendra e dhimbjes, por edhe një kujtesë që duhet të shërbejë si udhërrëfyes për rrugën përpara, një rrugë që duhet të jetë e denjë për sakrificën e martirëve dhe dëshmorëve.

Lavdi e përjetshme martirëve të Mejës. Gjaku i tyre u bëftë dritë e përjetshme e lirisë.