Osmani për bllokadën institucionale: Nëse nuk ka zgjidhje deri në fundjavë i drejtohem Kushtetutës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur edhe niherë për mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ajo në një konferencë për media ka treguar hapat që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje. Osmani është shprehur se ajo si presidente nuk duhet dhe nuk bën që të negociojë koalicone midis dy partive të caktuara.…

Lajme

17/07/2025 17:15

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur edhe niherë për mos konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo në një konferencë për media ka treguar hapat që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje.

Osmani është shprehur se ajo si presidente nuk duhet dhe nuk bën që të negociojë koalicone midis dy partive të caktuara.

Madje Osmani është shprehur se përkundër që qytetarët po kërkojnë që të shpërbëhet Kuvendit kjo nuk mund të ndodhë.

Presidentja e vendit tha po ashtu se nëse nuk ka zgjidhje të situatës deri në fund të javës ajo do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuse.