Osmani pas takimit me Costan: Kosova e meriton statusin e kandidatit dhe vendin mes kombeve të lira evropiane
Kandidatja për Presidente nga LDK, Vjosa Osmani bashkë me kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhikun kanë takuar Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costan. Këtë takim, Osmani e ka parë si jashtëzakonisht pozitiv. “Diskutuam për hapat që do të ndërmarrim në mënyrë që Kosova të ecën përpara drejt integrimit evropian, nëpërmjet statusit të kandidatit për anëtarësim…
Lajme
Kandidatja për Presidente nga LDK, Vjosa Osmani bashkë me kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhikun kanë takuar Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costan.
Këtë takim, Osmani e ka parë si jashtëzakonisht pozitiv.
“Diskutuam për hapat që do të ndërmarrim në mënyrë që Kosova të ecën përpara drejt integrimit evropian, nëpërmjet statusit të kandidatit për anëtarësim në BE dhe zbatimit të Planit të Rritjes. Kosova duhet të jetë aty ku e meriton, në mesin e kombeve të lira evropiane, e për këtë duhen institucione stabile, të përgjegjshme e që zgjedhin rrugën euro-atlantike në çdo rrethanë”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: