Osmani nga Tivati: Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal

Presidentja e vendit,Vjosa Osmani, ka falenderuar  homolgët e Malit të Zi,Kroacisë dhe Sllovenisë. Në një postim në rrjetin social “Facebook’’ ajo është shprehur se Milatoviq, Pirc-Musar dhe Milanoviq dhanë mirëseardhjen e tyre në takimin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, ku patën mundësinë ta diskutojmë vizionin për të ardhmen e rajonit. ‘’Kosova vazhdon të…

Lajme

08/10/2024 16:23

Presidentja e vendit,Vjosa Osmani, ka falenderuar  homolgët e Malit të Zi,Kroacisë dhe Sllovenisë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook’’ ajo është shprehur se Milatoviq, Pirc-Musar dhe Milanoviq dhanë mirëseardhjen e tyre në takimin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, ku patën mundësinë ta diskutojmë vizionin për të ardhmen e rajonit.

‘’Kosova vazhdon të jetë e përkushtuar për bashkëpunim rajonal, të bazuar në fqinjësi të mirë, gjithëpërfshirje dhe qëllimin e përbashkët për integrim në institucionet euroatlantike’’-shprehet Osmani./Lajmi.net/