Osmani në përkrahje të studentëve që protestuan sot në Maqedoni të Veriut për provime në gjuhën shqipe
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkrahur studentët e Maqedonisë së Veriut që kanë protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë atje. Kjo protestë u thirr nga ana e tyre për padrejtësi pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ani pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.…
Lajme
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkrahur studentët e Maqedonisë së Veriut që kanë protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë atje.
Kjo protestë u thirr nga ana e tyre për padrejtësi pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, ani pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.
“Në përkrahje të studentëve! Në përkrahje të gjuhës shqipe! Në përkrahje të motrave e vëllezërve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot e përherë!”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: