Osmani në ditëlindjen e Rugovës: Frymëzoi brezat për të ecur në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sot ish presidentin Ibrahim Rugova në 80 vjetorin e tij të lindjes. Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se presidenti Rugova hodhi themelet e një Kosove të pavarur, duke formësuar një trashëgimi të rrënjosur në mençurinë, durimin, qëndrueshmërinë dhe vullnetin e pathyeshëm të një kombi. “Me…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sot ish presidentin Ibrahim Rugova në 80 vjetorin e tij të lindjes.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se presidenti Rugova hodhi themelet e një Kosove të pavarur, duke formësuar një trashëgimi të rrënjosur në mençurinë, durimin, qëndrueshmërinë dhe vullnetin e pathyeshëm të një kombi.
“Me urtësinë, me vizionin e një burrshtetasi dhe me shpirtin e një patrioti, presidenti Rugova na bashkoi në momentet tona më të vështira, duke frymëzuar brezat për të ecur në rrugën e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Rrugë nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë!”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka pranuar dhuratë një skulpturë të Ibrahim Rugovës, nga skulptori Gëzim Muriqi. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: