Osmani mirëpret vendimin që qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Malajzi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e Malajzisë që qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë tash e tutje pa vizë edhe në Malajzi, për një periudhë që nuk e tejkalon qëndrimin prej 30 ditësh. Osmani përmes një postimi në platformës X ka shkruar se ky hap është i rëndësishëm. “Ky…

Lajme

25/04/2025 15:32

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e Malajzisë që qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë tash e tutje pa vizë edhe në Malajzi, për një periudhë që nuk e tejkalon qëndrimin prej 30 ditësh.

Osmani përmes një postimi në platformës X ka shkruar se ky hap është i rëndësishëm.

“Ky hap i rëndësishëm, i kombinuar me hapjen e ardhshme të Ambasadës sonë në Kuala Lumpur gjatë vizitës sime javën e ardhshme, është një shenjë e qartë se lidhjet midis dy vendeve tona po forcohen çdo ditë e më shumë. I shpreh mirënjohjen time të sinqertë institucioneve të Malajzisë për këtë vendim kuptimplotë. Mezi pres të angazhohem me liderët shtetërorë javën e ardhshme ndërsa punojmë së bashku për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe për të avancuar interesat e përbashkëta të popullit tonë”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë, që sot ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar se qytetarë te Kosovës tash e tutje do të mund të udhëtojnë për në Malajzi pa viza.