Osmani mirënjohëse për mikpritjen e jashtëzakonshme që ia bëri kryeministri i Malajzisë

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur mirënjohëse për mikpritjen e jashtëzakonshme të kryeministrit të Malajzisë, Anëar Ibrahim, në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya. Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit veçoi disa nga momentet më kulminante të kësaj dreke zyrtare, transmeton Klankosova.tv. “Një mikpritje e jashtëzakonshme nga Kryeministri Anëar Ibrahim gjatë drekës zyrtare…

Lajme

03/05/2025 13:06

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur mirënjohëse për mikpritjen e jashtëzakonshme të kryeministrit të Malajzisë, Anëar Ibrahim, në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya.

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit veçoi disa nga momentet më kulminante të kësaj dreke zyrtare, transmeton Klankosova.tv.

“Një mikpritje e jashtëzakonshme nga Kryeministri Anëar Ibrahim gjatë drekës zyrtare në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya”.

“Elementet e pasura të kulturës malajziane — nga produktet tradicionale e deri tek vallet plot ngjyra — të ndërthurura mjeshtërisht me tingujt e muzikës së bukur shqipe, e bënë këtë drekë zyrtare edhe më të veçantë. Faleminderit Malajzi!”, ka shkruar Osmani.