Osmani mbërrin në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë

Presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë. Ajo u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës. Nga ora 11:45 do të flasin disa nga liderët…

Lajme

16/05/2025 10:56

Presidentja Vjosa Osmani ka mbërritur në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.

Ajo u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.

Nga ora 11:45 do të flasin disa nga liderët kyçë të samitit, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, që do të pasojë fjalën e Ramës.