Osmani mban konferencë për media

E para e shtetit, Vjosa Osmani, pritet të mbajë sot konferencë për media nga ora 08:00, njofton këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina. Kujtojmë se një ditë më parë, Osmani njoftoi se i ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese që synojnë mundësimin e zgjedhjes së presidentit nga qytetarët përmes votës së drejtpërdrejtë.…

Lajme

06/03/2026 07:56

E para e shtetit, Vjosa Osmani, pritet të mbajë sot konferencë për media nga ora 08:00, njofton këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

Kujtojmë se një ditë më parë, Osmani njoftoi se i ka proceduar në Kuvendin e Kosovës amendamentet kushtetuese që synojnë mundësimin e zgjedhjes së presidentit nga qytetarët përmes votës së drejtpërdrejtë.

Por, Kuvendi i Kosovës mbrëmë ndërpreu seancën për zgjedhjen e presidentit të ri për shkak të mungesës së kuorumit.

Në seancë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, shumë më pak se numri i nevojshëm për të zhvilluar procesin e votimit.