Osmani: Laban është emëruar në vitin 2018, ai mund të shkarkohet pasi të votohet nga 2/3 e gjyqtarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në një konferencë për media ka njoftuar se ka tërhequr kërkesën për mbrojtjen e rendit kushtetues të cilën e ka dorëzuar më 22 korrik në Gjykatë Kushtetuese. Këtë kërkesë ajo e ka tërhequr pasi si gjyqtar është caktuar Radomir Laban, shkruan lajmi.net. Ajo ka thënë se vetë ajo nuk…

Lajme

05/08/2025 17:03

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në një konferencë për media ka njoftuar se ka tërhequr kërkesën për mbrojtjen e rendit kushtetues të cilën e ka dorëzuar më 22 korrik në Gjykatë Kushtetuese.

Këtë kërkesë ajo e ka tërhequr pasi si gjyqtar është caktuar Radomir Laban, shkruan lajmi.net.

Ajo ka thënë se vetë ajo nuk e ka emëruar Laban si gjyqtar por është emëruar në vitin 2018, derisa ka treguar se si mund të shkarkohet ai.

“Ky gjyqtar nuk është emëruar nga ana ime por është emëruar në vitin 2018, po ashtu sipas Kushtetutës së Kosovës, shkarkimi i një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese bëhet vetëm pasi të votohet një gjë e tillë nga 2/3 e gjyqtarëve dhe shkarkimi pastaj i propozohet presidentes nga vetë Gjykata. Pa një propozim të tillë nga Gjykata, sipas Kushtetutës nuk mund të ndërmerret asnjë veprim nga ana e Presidentes”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se është absurde që rendi kushtetues i Kosovës të pritet të mbrohet nga Laban.

“Në interesin e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, tërheqja e kësaj kërkese është i domosdoshëm në funksion të mbrojtjes së rendit kushtetues. Është absurd të pritet që rendi kushtetues i Kosovës të mbrohet nga persona të cilët sipas institucioneve të sigurisë e rrezikojnë rendin kushtetues të Republikës sonë”, ka shtuar ajo. /Lajmi.net/