Osmani: Kosova e vlerëson mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot e ka uruar Slloveninë për ditën shtetërore. Përmes një postimi në platoformën “X”, Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Sllovenisë ndaj të ardhmes euroatlantike të vendit. “Gëzuar festën, Slloveni!. Sot, i bashkohemi Presidentes Natasha Pirc Musar dhe të gjithë partnerëve tanë sllovenë në nderimin e…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot e ka uruar Slloveninë për ditën shtetërore. Përmes një postimi në platoformën “X”, Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Sllovenisë ndaj të ardhmes euroatlantike të vendit.
“Gëzuar festën, Slloveni!. Sot, i bashkohemi Presidentes Natasha Pirc Musar dhe të gjithë partnerëve tanë sllovenë në nderimin e udhëtimit të tyre të pavarësisë dhe progresit të jashtëzakonshëm”, shkroi ajo.
Sipas saj, Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë tonë, mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë dhe angazhimin tonë të përbashkët për një të ardhme më të fortë dhe më të bashkuar brenda familjes euroatlantike të kombeve.
Vesel dan državnosti, Slovenija!
Today, we join President @nmusar and all our Slovenian partners in honoring their journey of independence and remarkable progress.
Kosovo deeply values our friendship, Slovenia’s steadfast support, and our shared commitment to a stronger, more… pic.twitter.com/gVguNyAw9g
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 25, 2025