Osmani garanton se do të përfundoj mandatin 5 vjeçar: Më kanë zgjedhur për mandat 5 vjeçar dhe do të jem këtu deri në ditën e fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në një konferencë për media është pyetur nëse mund të jap dorëheqje para se të përfundoj mandatin. Ajo ka thënë se do ta përfundoj mandatin, shkruan lajmi.net. “Unë i garantoj qytetarët se do ta përfundoj mandatin, më kanë zgjedhur për mandat 5 vjeçar dhe do të jem këtu deri…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në një konferencë për media është pyetur nëse mund të jap dorëheqje para se të përfundoj mandatin.
Ajo ka thënë se do ta përfundoj mandatin, shkruan lajmi.net.
“Unë i garantoj qytetarët se do ta përfundoj mandatin, më kanë zgjedhur për mandat 5 vjeçar dhe do të jem këtu deri në ditën e fundit”, ka thënë Osmani.
Ajo është pyetur edhe nëse do të ketë rikandidim por që ka thënë se nuk do të flas njëherë për këtë.
“Për rikandidim, të kemi njëherë një Kuvend, një Qeveri i vjen radha edhe çështjes së Presidentes në këtë rast. Së pari të tejkalojmë këto krizat e momentit, dhe qëllimi im është mbrojtja e Kushtetutës, e interesave të vendit dhe shpresoj të ketë një dakordim për shumë vendime që do t’i vlerësonin qytetarët e Republikës”, ka shtuar Osmani. /Lajmi.net/