Osmani flet pas takimit konsultative me liderët e partive politike: Brenda 30 ditëve të arrihet një pajtim
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimeve veç e veç me liderët e partive politike lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Në takimet e para, Osmani është takuar me kryeministrin në detyrë dhe kryetar të Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli…

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas takimeve veç e veç me liderët e partive politike lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në takimet e para, Osmani është takuar me kryeministrin në detyrë dhe kryetar të Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Liderët kanë paraqitur qëndrimet dhe interpretimet e tyre lidhur me Aktgjykimin dhe rrugën përpara në konstituimin e Kuvendit.
Teksa presidentja u ka bërë thirrje që të bashkëpunojnë dhe të arrijnë një marrëveshje brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, për të garantuar funksionimin e institucioneve.
Po ashtu në deklarimet e saj, Osmani ka theksuar se moskonstituimi i institucioneve dëmton vlerat demokratike, pengon zhvillimin e shtetit dhe zvogëlon besimin qytetar në institucione.
Ndërkaq Osmani pritet të vazhdojë konsultimet me partitë e tjera në ditët në vijim, në rolin e saj si garantuese e funksionimit kushtetues dhe përfaqësuese e unitetit të popullit të Kosovës. /Lajmi.net/