Osmani flet me ambasadorin britanik për zhvillimet e fundit: Të respektohen mendimet e ndryshme dhe debati të zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme

Presidentja Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Sipas njoftimi për media thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend. Me këtë rast, Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe popullin tonë. Tutje, ajo theksoi…

Lajme

10/03/2026 14:41

Presidentja Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimi për media thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend. Me këtë rast, Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe popullin tonë.

Tutje, ajo theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar dhe për të hapur kapituj të rinj të partneritetit që kontribuojnë në arritjen e objektivave të përbashkëta, transmeton lajmi.net.

“Gjatë bisedës u theksua edhe rëndësia e ruajtjes së një mjedisi demokratik, ku respektohen mendimet e ndryshme dhe debati publik zhvillohet në mënyrë të përgjegjshme. Në këtë kontekst, u theksua se gjuha kërcënuese dhe bullizuese është e papranueshme dhe nuk duhet të ketë vend në diskursin publik”./Lajmi.net/