Osmani e thotë përsëri: Në fund të majit, Serbia po planifikonte sulm ndaj Kosovës!
Presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për media e ka thënë përsëri që Serbia po planifikonte sulm ndaj Kosovës, në fund të muajit maj. Ajo tha se me të marr informacionin, ka kërkuar mbështetje nga aleatët për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, shkruan lajmi.net. “Dua t’i falënderoj institucionet amerikane, përfaqësuesit e administratës Trump për pritjen…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani në një konferencë për media e ka thënë përsëri që Serbia po planifikonte sulm ndaj Kosovës, në fund të muajit maj.
Ajo tha se me të marr informacionin, ka kërkuar mbështetje nga aleatët për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, shkruan lajmi.net.
“Dua t’i falënderoj institucionet amerikane, përfaqësuesit e administratës Trump për pritjen e tyre, për diskutimet përmbajtjesore si dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me shtetin tonë.”
“Në të gjitha takimet, natyrshëm kemi folur për zhvillimet në fushën e sigurisë. Siç e dini të gjithë, gjatë vizitës sime në ShBA, kam deklaruara se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim që të destabilizoj situatën në gjithë rajonin tonë dhe të përshkallëzoj situatën në Kosovë. Ky vlerësim është bërë mbi bazën e informatave që ne si institucione i marrim nga institucionet e sigurisë.”
“Më konkretisht, në fund të muajit maj, kemi marr informacionet të reja specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Menjëherë pas marrjes së këtyre informatave, kam pasur takime me institucionet e sigurisë të cilat më raportojnë si presidente, jemi siguruar që çdo institucion në Kosovë ka mobilizimin e duhur për mbrojtjen e vendit. Poashtu, menjëherë kam ndarë këto informata me aleatët tanë të sigurisë, duke kërkuar mbështetjen e tyre për ta ndaluar përshkallëzimin e planifikuar nga ana e Serbisë. Prandaj, gënjeshtrat e Serbisë se kinse ajo nuk ndërmarr hapa destabilizues, janë pjesë e propagandës së tyre të vazhdueshme. Siç e dini deklarata të tilla kishin edhe pak para aktit të agresionit të shtatorit 2023, por edhe në çdo akt agresioni, përfshirë sulmin në infrastrukturën kritike që kanë bërë kundër Kosovës, ata gjithmonë thonë që janë për paqe por veprimet e tyre flasin ndryshe. I siguroj qytetarët e Kosovës se nuk ka arsye as për shqetësim, as për panik sepse institucionet tona janë në krye të detyrës për mbrojtjen e kufijve dhe sigurisë të të gjithë qytetarëve tanë. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë institucionet tona kanë gjithçka nën kontroll, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë.”, tha ndër të tjera Osmani në deklarimin e saj për media./lajmi.net/