Osmani do të lansoj sot Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të lansoj sot Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Qendra e Ekselencës funksionalizohet sot si rezultat i memorandumit të nënshkruar nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për…

Lajme

17/09/2024 09:20

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të lansoj sot Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Qendra e Ekselencës funksionalizohet sot si rezultat i memorandumit të nënshkruar nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Lansimi i kësaj qendre do të bëhet sot në ora 14:30 në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Sot (17.9.2024), në orën 14:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ngjarjen lansuese të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Qendra e Ekselencës funksionalizohet sot si rezultat i memorandumit të nënshkruar nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Vendi: Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të Zyrës së Presidencës. /Lajmi.net/