Osmani del kundër Hotit: Qeveria varet nga Lista Serbe, votat ia siguroi Thaçi
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur para mediave pas votimit të qeverisë Hoti.

Lajme
Osmani para gazetarëve ka kundërshtuar ashpër qeverinë e re, duke thënë se e njëjta varet nga votat e Listës Serbe, dhe se votat i janë siguruar nga presidenti Thaçi, shkruan lajmi.net.”
“Kjo qeveri varet nga votat e Listës Serbe. Votën e 61-të ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, dhe kjo qeveri nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar . Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë as nuk do të jetë Hashim Thaçi. Familja ime politike janë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ajo para mediave.
Osmani është pyetur nga gazetarët se a do të jetë ende kryetare e Kuvendit, mirëpo në të njëjtën nuk është përgjigjur, duke u larguar kështu nga hapësira rreth Kuvendit të Kosovës. /Lajmi.net/