Osmani dekreton 24 prokurorë
Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka dekretuar sot 24 prokurorë. Në njoftimin e lëshuar nga zyra e presidentes thuhet se pothuajse gjysma prej tyre janë gra. “Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, prokurorët e rinj janë betuar se: ‘do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve…
Lajme
Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka dekretuar sot 24 prokurorë.
Në njoftimin e lëshuar nga zyra e presidentes thuhet se pothuajse gjysma prej tyre janë gra.
“Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, prokurorët e rinj janë betuar se: ‘do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale’”, thuhet në njoftim.
Osmani ndër të tjera ka theksuar rëndësinë e integritetit, pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit të prokurorëve, si elemente thelbësore për një sistem që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje prokurorëve të rinj që të mos kenë kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit.