Osmani dekoron me Medaljen “Shën Tereza” mjekun australian Patrick Dewan për kontributin në trajtimin e fëmijëve në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” mjekut australian Dr. Patrick “Paddy” Dewan, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij shumëvjeçar në trajtimin e sëmundjeve të rralla tek fëmijët në Kosovë. Sipas njoftimit të Presidencës, Dr. Dewan ka bashkëpunuar për vite me radhë me mjekët vendorë në Klinikën…

Lajme

12/02/2026 18:10

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë Medaljen Presidenciale “Shën Tereza” mjekut australian Dr. Patrick “Paddy” Dewan, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij shumëvjeçar në trajtimin e sëmundjeve të rralla tek fëmijët në Kosovë.

Sipas njoftimit të Presidencës, Dr. Dewan ka bashkëpunuar për vite me radhë me mjekët vendorë në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike, duke ofruar ekspertizë profesionale dhe mbështetje në ndërhyrje të ndërlikuara kirurgjike, transmeton lajmi.net.

Presidentja Osmani ka theksuar se përkushtimi i tij ka qenë i vazhdueshëm, jo vetëm në ofrimin e shërbimeve mjekësore, por edhe në fuqizimin e kapaciteteve vendore. Ajo ka vlerësuar angazhimin e Dr. Dewan për sigurimin e pajisjeve të nevojshme për operacione, me mbështetjen e komunitetit shqiptar në Australi.

Medalja “Shën Tereza” iu nda atij në emër të qytetarëve të Kosovës, si mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm dhe rolin e tij në trajnimin e kuadrit mjekësor kosovar, në shërbim të shëndetit të fëmijëve në vend./lajmi.net/