Osmani dekoron Barduanin me Medaljen Presidenciale Ushtarake
Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar komandantin e KFOR-it, Enrico Barduanin me Medaljen Presidenciale Ushtarake. Osmani ka thënë se Barduani gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon. “Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, javën që shkoi, Presidentja Osmani e…

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani ka dekoruar komandantin e KFOR-it, Enrico Barduanin me Medaljen Presidenciale Ushtarake.
Osmani ka thënë se Barduani gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon.
“Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, javën që shkoi, Presidentja Osmani e dekoroi atë me Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë dhe i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, thuhet në njoftimin e Presidencës.