Osmani bisedon në telefon me emisaren britanike, shpreh shqetësim për ndërhyrjen e paligjshme të Serbisë në zgjedhjet e 12 tetorit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka biseduar në telefon me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce. Osmani përmes një postimi në “X”, ka thënë se në atë telefonatë kanë biseduar për zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, ushtrim i rëndësishëm demokratik që Osmani tha se treguan edhe…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka biseduar në telefon me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.
Osmani përmes një postimi në “X”, ka thënë se në atë telefonatë kanë biseduar për zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, ushtrim i rëndësishëm demokratik që Osmani tha se treguan edhe njëherë profesionalizmin e institucioneve tona dhe angazhimin e qytetarëve ndaj demokracisë.
“Shpreha shqetësim të madh për ndërhyrjen e paligjshme të Serbisë në zgjedhjet tona përmes veprimeve që godasin vetë zemrën e demokracisë. Një sjellje e tillë destabilizuese duhet të përballet me një përgjigje të qartë dhe të bashkuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka thënë se gjithashtu me Karen Pierce kanë diskutuar për hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë, dhe avancimit të agjendës së përbashkët strategjike dypalëshe. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Osmanit:
Dje, fola me Dame Karen Pierce, të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor.
Diskutuam zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë – një ushtrim i rëndësishëm demokratik që tregoi edhe një herë profesionalizmin e institucioneve tona dhe angazhimin e qytetarëve ndaj demokracisë.
Shpreha shqetësim të madh për ndërhyrjen e paligjshme të Serbisë në zgjedhjet tona përmes veprimeve që godasin vetë zemrën e demokracisë. Një sjellje e tillë destabilizuese duhet të përballet me një përgjigje të qartë dhe të bashkuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë.
Diskutuam gjithashtu hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë dhe avancimit të axhendës sonë të përbashkët strategjike dypalëshe.
Yesterday, I spoke with Dame @KarenPierceUK, the UK’s Special Envoy to the Western Balkans.
We discussed Kosovo’s recent local elections – an important democratic exercise that once again demonstrated our institutions’ professionalism and citizens’ commitment to democracy.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 14, 2025